Detaje befasuese per 28 vjecarin

Mjeku Ermal Pasha ka bërë deklarata të forta lidhur me momentet që pasuan plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi ndërhyrjen e autoriteteve dhe mënyrën e transportimit të të riut.

Vishkulli pësoi një dëmtim të rëndë në syrin e majtë gjatë protestës, ku dyshohet se u godit nga një plumb gome. Sipas raportimeve, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e shikimit të tij mbetet shqetësuese.

Në një intervistë televizive, mjeku Ermal Pasha tregoi se kishte parë të riun të shtrirë në tokë dhe ishte përpjekur t’i afrohej për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, sipas tij, nuk ishte lejuar të ndërhynte, edhe pasi ishte prezantuar si mjek.

Related article  BEFASUESE - Ervin Karamuco ben deklaraten e FORTE: Tani protesta do ...

“Ishte një moment kur pashë një person në anën tjetër të Lanës, që ishte shtrirë dhe rreth tij ishin mbledhur disa persona. Mendova se ishte një moment asfiksie nga gazi. Kur pashë që situata po zgjaste, tentova të vrapoja drejt tij, por nuk më lejuan. Isha vetëm. Hoqa maskën, syzet dhe u prezantova që të më njihnin. Doja ta ndihmoja, por u pengova”, deklaroi Pasha.

Related article  E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një

Mjeku ngriti gjithashtu dyshime për mënyrën se si u veprua me transportimin e të plagosurit. Ai pretendoi se 28-vjeçari ishte vendosur fillimisht në një automjet të përshtatur si ambulancë, pranë forcave të policisë, por më pas ishte zbritur prej tij.

“Si ka mundësi që hipi në ambulancën e policisë dhe më pas u zbrit? Kush e dha urdhrin? E mori një ambulancë që rrinte te radhët e policisë, një fuoristradë e transformuar në ambulancë, një nga ato që transportonin edhe gaz lotsjellës”, u shpreh ai.

Related article  Filip Cakuli nxjerr detajet e forta: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e Vlora Hysenit fsheh një hall të madh

Deklaratat e mjekut ngrenë pikëpyetje për veprimet e ndërmarra në minutat e para pas plagosjes së Vishkullit, një periudhë vendimtare për trajtimin e dëmtimeve të rënda.

Ende nuk ka një sqarim zyrtar mbi pretendimet e Pashës, përfshirë arsyen pse ai nuk u lejua t’i afrohej të plagosurit dhe rrethanat e transportimit të 28-vjeçarit.