Skip to content

I FUNDIT – Ngjarje e rende te Kuvendi ne nisje te sesionit te ri parlamentar

Kanë nisur tensionet e para jashtë Parlamentit. Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, pas përplasjes me efektivët dhe mosbindjes ndaj tyre, Policia ka shoqëruar dy protestues. Ata kanë shkelur perimetrin e sigruisë duke tentuar t’i afrohen hyrjeve të Parlamentit, aty ku ka nisur seanca plenare.

Teksa pritet të nisë seanca plenare e sezonit të ri, disa prej deputetëve mësohet se kanë shmangur rrugët kryesore për të hyrë në Parlament. Ndër ta ka qenë deputetja socialiste Iris Luarasi, të cilës qytetarët i \\\”kanë zënë pritë\\\” në një qendër tregtare në Tiranë ku ajo është parë duke kaluar në drejtim të Kuvendit.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i drejtohet aktivistja Arvina Lleshi deputetes Luarasi. Kjo e fundit shikohet duke e ironizuar ndërsa i përgjigjet: Sa turp!

Aktivistja nuk ndalet dhe vijon debatin duke i thënë se qytetarë nuk kanë turp fare. “Nuk kemi trup fare. Turp të keni ju. Ikni tani futuni atje! Hajduta” shton më tej aktivistja Arvina Lleshi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @arvina.lleshi

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht sesionin e ri parlamentar, me rikthimin në punë të 140 deputetëve, të cilët përgatiten për një legjislaturë të ngarkuar me projektligje e marrëveshje që presin të diskutohen, votohen e miratohen.

Kryetari Niko Peleshi ka mbajtur fjalën përshëndetëse dhe u ka uruar punë të mbarë kolegëve, teksa është shprehur se kjo legjislaturë do t\\\’i paraprijë punimeve për reformën administrative-territoriale dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por ndërkohë që brenda në sallën e Kuvendit deputetët kanë nisur sesionin e ri, jashtë Policia e Shtetit e ka futur sheshin kryesor dhe rrugën në shtetrrethim, për shkak se aty janë grumbulluar qindra qytetarë.

Jashtë sallës ku zhvillohet seanca, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë; “Ju erdhi fundi”, e cila është një prej frazave më të dëgjuara gjatë tubimit 101 ditor.

Kur kanë kaluar rreth 30 minuta nga nisja e protestës, kanë nisur shoqërimet e para nga Policia e Shtetit. Disa protestues kanë tentuar të kalojnë rrethimin metalik dhe janë shoqëruar nga Forcat Shqiponja, të cilat janë në gatishmëri në këtë tubim.

Published inLajme