Mesazhet e pabesueshme te 28 vjecarit

Janë publikuar disa mesazhe të shkëmbyera nga 28-vjeçari Erjon Vishkulli me një mik të tij, përpara se të mbetej i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së studentëve në Tiranë.

Në bisedën e shpërndarë në rrjetet sociale, i riu shihet duke diskutuar me mikun e tij për një maskë mbrojtëse, ndërsa ky i fundit e këshillon të tregojë kujdes.

“A mbron ajo maska?”, e pyet miku i tij, ndërsa Erjoni i përgjigjet: “Është origjinale nga ato të motorave. Janë të mira”.

Related article  'Muslim Only' Event Canceled After Texas Gov. Greg Abbott Makes Threat

Më pas, në bisedë shfaqen mesazhet “Mbaje vetë, vlla”, “Ruaje veten” dhe “E bashkohu me ne”, të cilat kanë marrë një tjetër kuptim pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit.

Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet. Sipas raportimeve, ai dyshohet se është goditur nga një plumb gome gjatë ndërhyrjes së policisë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Related article  Erdhën nga Egjipti për të punuar te AlbaBeton, betoniereja u mori jetën

Gjendja e tij shëndetësore ka shkaktuar shqetësim, ndërsa gazetari Flavio Qarri ka raportuar se i riu ka humbur shikimin në syrin e dëmtuar.

Sipas informacioneve të publikuara, Vishkulli iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila është ndërprerë për shkak të një hemorragjie. Pretendohet se objekti që i shkaktoi plagosjen nuk është hequr ende dhe se një tjetër ndërhyrje pritet të kryhet këtë të diel, më 25 tetor, në varësi të gjendjes së tij.

Related article  Pak ore pasi u percoll per ne banesen e fundit, del DETAJI i trishte qe nuk e dinim per pediatrin Edi Tushe

Këto të dhëna mbi ecurinë e operacionit dhe dëmtimin e shikimit nuk janë konfirmuar ende përmes një njoftimi zyrtar mjekësor.

Erjon Vishkulli është gjithashtu pjesë e grupimit të tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, ndërsa plagosja e tij ka nxitur reagime dhe shqetësim në rrjetet sociale.

Publikimi i mesazheve sjell në vëmendje bisedën e zakonshme mes dy miqve, pak përpara një ngjarjeje që ka lënë 28-vjeçarin në një gjendje të rëndë shëndetësore.