Ndryshime në qeveri! Edi Rama i jep postin e madh ish ministres së njohur

Evis Kushi pritet të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun. Ndryshimi është njoftuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, Kushi do të propozohet për postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu pritet të largohet nga kjo detyrë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Related article  Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Lëvizjet janë bërë të ditura gjatë mbledhjes së socialistëve, në kuadër të ndryshimeve në postet drejtuese.

Evis Kushi rikthehet kështu në një pozicion të rëndësishëm institucional, pasi më herët ka mbajtur postin e ministres së Arsimit dhe Sportit.

Related article  Kaos ne gjykatat shqiptare, cfare po ndodh me drejtesine? Gjyqtaret dhe administrata i vene kyçin, nese nuk nderhyn Rama do te...

Ndërkohë, kalimi i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë sjell edhe nevojën për zëvendësimin e saj në drejtimin e Kuvendit.