Skip to content

Kaos ne gjykatat shqiptare, cfare po ndodh me drejtesine? Gjyqtaret dhe administrata i vene kyçin, nese nuk nderhyn Rama do te…

Mes kaosit ka nisur kjo e martë në Gjykatën e Tiranës, ku administrata dhe sekretarët gjyqësorë në Dhomën Civile kanë bojkotuar shërbimet, në shenjë proteste për moskalimin e pagave të muajit gusht.

Punonjësit kanë kërkaur sqarime lidhur me situatën e krijuar, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me moszbatimin e skemës së re për sistemin e drejtësisë.

“Çfarë do të bëhet me ne”, kjo është pyetja që është ngritur nga punonjësit e administratës dhe sekretarët gjyqësorë të cilët kërkojnë të dhinë se kur edhe si do të reflektohen ndryshimet e e reja në pagat e tyre.

Bojkoti ka sjellë bllokimin e shërbimeve në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, duke krijuar vështirësi në funksionimin normal të administratës gjyqësore. Situata pritet të diskutohet edhe në nivel drejtuesish, ndërsa në orën 15:00 është parashikuar mbledhja e të gjithë kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë.

Në fokus të takimit pritet të jetë problematika e pagave dhe mënyra e zbatimit të skemës së re, në një kohë kur pakënaqësia është shtrirë edhe në administratën e gjykatave.

Edhe në sistemin e prokurorisë është zhvilluar një takim për këtë çështje. Kryeprokurori Olsian Çela ka mbledhur që prej orës 10:00 drejtuesit e prokurorive, për të diskutuar problematikën e krijuar rreth pagave dhe pasojat që ajo mund të ketë në funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Për çështjen e pagave të reja të magjistratëve është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese. Në qëndrimin e saj, Kushtetuesja ka theksuar se arsyetimi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës dhe duhet të zbatohen në tërësinë e tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për gazetarët pas përfundimit të Konferencën e Kryetarëve ku ka deklaruar se projektligji për pagat e reja të magjistratëve do të votohen në Parlament më 17 shtator.

Po ashtu ai tha se projektligji është depozituar brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se do të trajtohet me prioritet nga Kuvendi. Balla ka theksuar se projektligji nuk do të shqyrtohet me procedura të përshpejtuara, ndërsa u shpreh se çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të trajtohen në kuadër të ndarjes së pushteteve.

“Në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm 2 deputetë të PS-së kanë dorëzuar një projektligj që adreson vendimin e Kushtetueses. Kështu po e ushtrojmë përgjegjësinë që na takon. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator. Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet, jurisprudenca nuk është ekzakte. Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një projektligj që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Ata që u djeg barku që kur iu teket shkojnë e shajnë me libër shtëpie prokurorë dhe gjyqtarë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëvë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqëtarëvve. Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi,” u shpreh Balla.

Po ashtu Balla është pyetur nga gazetaret lidhur me reformën territoriale, e cila ka shkakuar debate dhe protesta kohët e fundit. Ai është shprehur se procesi i konsultimit për reformën vendore parashikon një afat 60 ditor, gjatë të cili këshilli bashkiak duhet të konsultohet me komunitetin përpara se Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare të shprehen për projektligjin.

Ai është shprehur se vendimmarrja për këtë fazë i takon këshillave bashkiake, ndërsa qytetarët sipas tij shprehen përmes zgjedhjeve. Sipas tij, qytetarët kanë mandatuar Kuvendin për të marrë vendime.

“Reforma vendore përfshin që më përpara se Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare të shprehen se ka një afat gjatë të cilit këshillat bashkiakë, në konsultim me komunitetet dhe ky është i gjithë procesi përfundimtar i konsultimit. Ky proces duhet të përfundojë brenda 60 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit për projektligjin, i cili besoj se mbaron më 27 shtator. Çështja në fjalë u takon këshillit bashkiak, ndërsa qytetarët pyeten përmes zgjedhjeve. Qytetarët kanë mandatuar Kuvendin për të marrë vendime. Do të presim afatin 60-ditor. Në vlerësimin tim, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë një punë të shkëlqyer. Ka qenë një proces që është ndjekur gjithmonë në proceset e rëndësishme,” theksoi Balla.

Published inLajme