Ky është 25-vjeçari që mbeti i vdekur pas përleshjes me armë

25-vjeçari Amir Murati ka mbetur i vdekur mbrëmjen e kaluar pas një përleshjeje me armë zjarri në rrugën e Plastikave në Shkup.

Sipas informacioneve të bëra publike lidhur me rastin, autorët e sulmit dyshohet se kishin pasur cak dy persona të tjerë që ndodheshin në shoqëri me Amirin.

Related article  Shpërthen bombola e gazit në shtëpi

Megjithatë, gjatë përleshjes me armë zjarri, plumbat e kanë goditur 25-vjeçarin, i cili dyshohet se nuk ishte objektivi i sulmit. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën.

Related article  “Do mbyllim kufijtë, do të dalim nga Schengeni”

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e të riut, ndërsa rasti mbetet nën hetim nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.

Related article  Rita Lati hùmbi shánsín e madh! Roza zbùlon pròblèmin e madh që i ka "sjellë" Arbana Osmani, prèj sáj ajo akoma sot spo

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të Amir Muratit.