Skip to content

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec dhe vret 10 krerë të imta, 17 të tjera plagosen!

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte në fshatin Derdush (24 korrik), njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndërsa 17 të tjera janë plagosur.

Related article  Dyshoi se e tr*dhtonte, gruaja i pret “veglën” burrit teksa ai flinte

Tufa, e përbërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi, është në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku dhe ishte në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u godit nga rrufeja.

Related article  Sulm me armë në një banesë, vr iten 3 persona, mes tyre një sht.atzënë

Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare për të vlerësuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme.

Për shkak të mungesës së sinjalit (valëve) në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronarët e tufës ka qenë i vështirë.

Related article  Demokratët nuk gjejnë qetësi as në verë!

Pritet një bilanc përfundimtar pas verifikimeve në terren.

Published inNEWS