Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec dhe vret 10 krerë të imta, 17 të tjera plagosen!

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte në fshatin Derdush (24 korrik), njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndërsa 17 të tjera janë plagosur.

Related article  Tërmet i fortë shkund vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Tufa, e përbërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi, është në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku dhe ishte në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u godit nga rrufeja.

Related article  “E njoh personalisht Erjon Vishkullin”/ Taulant Balla del bllof, zbulohen komentet ku i riu e fyente rëndë në Internet (FOTO)

Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare për të vlerësuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme.

Për shkak të mungesës së sinjalit (valëve) në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronarët e tufës ka qenë i vështirë.

Related article  Washington Nationals Ban Fan Who Held Up White Nationalist Banner at Game

Pritet një bilanc përfundimtar pas verifikimeve në terren.