Pistat e hetimit te shkakut te aksidentit te rende

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit ose një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit, janë dy pistat kryesore të cilat po hetohen si shkaku i aksidentit fatal të regjistruar ditën e djeshme në Unazën e Madhe të kryeqytetit. Në të cilin kujtojmë se mbetën të vdekur 2 punëtorët egjiptianë të kompanisë Alba Beton.

Related article  Rescue Flight Takes 16 Beagles Who 'Only Knew Confinement' From Breeding Facility and Flies Them to Freedom (Exclusive)

Mjeti kamion ishte duke udhëtuar në Unazën e Madhe, ai futet në rrethrrotullim me shpejtësi, në vendngjarje nuk duket të jetë kryer ndonjë frenim, fillimisht u përplas me njetin e drejtuar nga 28 vjeçari, e më pas me barrierat anësore që kufizonin rrethin, duke përfunduar në nivelin e poshtëm të rrugës, ku edhe u përplas me murin anësor, ky është skenari i aksidentit.

Related article  Largim i bujshem nga Bashkia e Tiranes

Mirë po ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që mosfunksionimi i sistemit të frenimit, apo një problem shëndetësor të jenë ato që sollën aksidentin fatal, pasi do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore dhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbukuar qartë atë që ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin që mjeti futet në rreth.

Related article  Ngjarje e rende ne Roskovec

Fatmirësisht, i plagosuri i mjetit “Audi”, i cili është shkatërruar totalisht, ka shpëtuar mrekullisht dhe tashmë sipas Top Channel ndodhet jashtë rrezikut për jetën.