Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh burri nga Tirana

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti.

Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat.

Related article  Aksident i rëndë! Minibusi doli nga rruga dhe u përmbys, vd.esin katër persona, plagosen dhjetë të tjerë

Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë.

Related article  E fundit! I “rrethuar” nga protestat! Edi Rama bën shkarkimin e bujshëm në qeveri! Largohet…

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse./Top Channel

Related article  Kjo është kompania që po i mashtron qytetarët me bileta të aeroplanit