Pistat e hetimit te shkakut te aksidentit te rende

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit ose një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit, janë dy pistat kryesore të cilat po hetohen si shkaku i aksidentit fatal të regjistruar ditën e djeshme në Unazën e Madhe të kryeqytetit. Në të cilin kujtojmë se mbetën të vdekur 2 punëtorët egjiptianë të kompanisë Alba Beton.

Related article  Aksidenti tragjik i mori jeten gazetarit 26-vjecar, gazetari ben deklaraten tronditese: Atë e vranë ...

Mjeti kamion ishte duke udhëtuar në Unazën e Madhe, ai futet në rrethrrotullim me shpejtësi, në vendngjarje nuk duket të jetë kryer ndonjë frenim, fillimisht u përplas me njetin e drejtuar nga 28 vjeçari, e më pas me barrierat anësore që kufizonin rrethin, duke përfunduar në nivelin e poshtëm të rrugës, ku edhe u përplas me murin anësor, ky është skenari i aksidentit.

Related article  E FUNDIT/ Dorëhiqet drejtori i rendesishem ne vend

Mirë po ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që mosfunksionimi i sistemit të frenimit, apo një problem shëndetësor të jenë ato që sollën aksidentin fatal, pasi do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore dhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbukuar qartë atë që ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin që mjeti futet në rreth.

Related article  Rama e tregon vendimin e tij “final”

Fatmirësisht, i plagosuri i mjetit “Audi”, i cili është shkatërruar totalisht, ka shpëtuar mrekullisht dhe tashmë sipas Top Channel ndodhet jashtë rrezikut për jetën.