Skip to content

Thirrja urgjente per neser dhe pasneser: Kujdes mos e beni kete gje, ja cfare po pritet

Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje për kujdes për të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore në bregdetin e jugut, drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, nesër dhe pasnesër, pas paralajmërimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike.

Në bazë të parashikimeve, duke filluar nga mesdita e datës 24.07.2026 deri në paraditen e datës 25.07.2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, të shmangin daljet në det, për shkak të kushteve të pafavorshme hidrometeorologjike gjatë këtij harku kohor.

Related article  Trump picks a side in MAGA civil war as FBI director Kash Patel breaks silence over Epstein 'conspiracy theory' in clash with Pam Bondi

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord.

Related article  Paris Jackson Breaks Her Silence on the Mysterious Upper Floors of Neverland Ranch

Po ashtu, nisur nga parashikimet për përkeqësimin e kushteve atmosferike gjatë ditës së nesërme, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.

Related article  GOP’s Cornyn Says Patel Agreed To Allow FBI Arrest AWOL Texas Dems

Këmbësorët këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës.

Published inNEWS