58-vjeçari gjendet i vdekur brenda guvës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme. Raportohet se viktima Gramoz Grymshi, u gjet i pajetë brenda një guve, në fshatin Drizë. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Related article  Why are they called T-shirts? The origin of the name explained

Sipas tyre, prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth guvës në fshatin Drizë, ku edhe ishte parë të hynte nga disa banorë.

Related article  “Preken të gjithë qytetet e vendit!”/ Rama tregon “planin” që sjell ndryshimin DRASTIK…

Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari u gjet i vdekur në brendësi të guvës, teksa policia konfirmon se në trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të guvës.

Related article  Shpérthim me lende plásese ne Tirane, detajet

Trupi i Grymshit është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.