Tre shqiptarët të zhdkur prej dy ditëve, gjenden të pajetë, e dhimbshme çfarë u paska ndodhur

Që prej të shtunës, tre shqiptarë të Kosovës rezultonin të zhdukur. Fatkeqësisht ata janë gjetur të vdekur.

Bëhet e ditur se viktimat ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, e më pas familjarët kishin humbur të gjitha kontaktet.

Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Related article  Djali i themeluesit të H*masit trondit SHBA-në: Nuk dua myslimanë këtu, ikni nga Amerika!

Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit.

Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre.

Related article  Aktorja humbi jeten papritur, dalin detaje te reja tronditese

Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc.

Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Related article  E rende! Publikohen mesazhet tronditese qe Erion Brace nuk do donte te dilnin kurre! (Foto)

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar mënyrën se si automjeti përfundoi në lumë.