Skip to content

Deputeti i njohur mbetet i bllokuar për 13 orë në tualetin e Parlamentit, 58-vjeçari përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Parlamentin Flamand në Bruksel, ku deputeti flamand Frederic Erens është dërguar në spital pasi ka mbetur i bllokuar për 13 orë brenda një tualeti.

Related article  E tmerrshme, ndodh ngjarja e rende ne shtepine e mesuesit te njohur vetem dy dite para fillimit te shkolles

Deputeti ngeci pasi dryni i derës së tualetit nuk funksionoi, duke e lënë atë për orë të tëra brenda. Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe përdorën një levë për të hapur me forcë bravën me defekt.

Related article  Vendimi i ri per kompesimet

Erens u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte pasur vështirësi në frymëmarrje. Rrethanat e sakta të incidentit dhe gjendja e tij ende nuk dihen.

58-vjeçari u zgjodh në Parlamentin Flamand për Brabantin Flamand në vitin 2024. Ai është anëtar i disa komisioneve, përfshirë Komisionin për Lëvizshmërinë dhe Punët Publike dhe atë për Politikën e Jashtme. Gjithashtu, ai është këshilltar bashkiak në Keerbergen.

Related article  Aks*dent i trefishte ne vendin tone, dalin raportimet e para te ngjarjes
Published inNEWS