Skip to content

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Sarandë,

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të martë në qytetin e Sarandës, në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu”.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Related article  Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital për shkak të tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë dhe shërbimit zjarrfikës, ndërsa zona është rrethuar për të mundësuar ndërhyrjen dhe verifikimet e nevojshme.

Related article  Ditmir Bushati vetëshpallet kryeministër i qeverisë teknike: Më kanë përzgjedhur të huajit
Published inNEWS