Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Sovjan të Maliqit. Burime për mediat bëjnë me dije se nga informacionet paraprake mësohet se dy persona janë konfliktuar me njërit-tjetrin, konflikt i cili ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një prej personave të përfshirë në këtë sherr, ndërkohë që është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga deklarimet e para mësohet se shkak i këtij konflikti janë bërë bagëtitë. PËr më shumë informacione pritet një reagim zyrtar nga policia.
