Skip to content

Ngjarja e rende shenon tre humbje jete

Florida Hoxha, vëllai i saj, Florin Hoxha dhe gruaja e tij, Eris Cani janë tre shqiptarët që janë gjetur të vdekur në rrënojat e ndërtesës që u shemb mëngjesin e djeshëm në zemër të Athinës. Shkak, dyshohet se është bërë një rrjedhje gazi.

Një epilog tragjik e konsiderojnë mediat greke, gjetjen e trupave të fundit që u përkasin tre shtetasve shqiptarë, të cilët sapo kishin ardhur nga Amerika për turizëm dhe po qëndronin në një nga lagjet më antike të Athinës, në Plaka, nën hijen e Akropolit.

Related article  Prag tragjedie – Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tragjedia tani është gjashtë. Florida Hoxha, vëllai i saj, Florin Hoxha dhe gruaja e tij, Eris Cani janë tre trupat e fundit që janë nxjerrë nga rrënojat sot.

Mes viktimave është edhe bashkëshorti i vajzës shqiptare Florida Hoxaha, shtetasi amerikan Ian Alexander Kirpatrick, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës që u shemb nga shpërthimi i fuqishëm.

Related article  Tragjedi gjatë pushimeve verore

Afërsisht në orën 14:00 (me orën greke), Departamenti i Zjarrfikësve gjeti dy trupat e fundit, duke përfunduar një operacion të vështirë kërkim-shpëtimi që filloi pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi shembjen e ndërtesës të premten në mëngjes.

Shpërthimi i fuqishëm rrënoi ndërtesën në

Shpërthimi i fuqishëm rrënoi ndërtesën në zemër të Athinës

“Trupi i parë, që i përkiste një gruaje, u gjet rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës. Në mëngjes, u gjet trupi i një burri dhe rreth orës 13:00 u gjetën dy trupa të tjerë. Një orë më vonë, dy trupat e fundit u gjetën nga EMAK, duke kompletuar kështu skenën e tragjedisë”, shkruajnë mediat greke.

Related article  Ndryshim i papritur per e albanian

Sipas raporteve fillestare nga autoritetet, shpërthimi që shkaktoi shembjen e ndërtesës ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror, ndërsa shkaqet e sakta të tragjedisë mbeten nën hetim.

Published inNEWS