Skip to content

Ra në kontakt me rrymën elektrike, 28-vjeçari nderron jete

Shtetasi i huaj i cili mesditën e sotme ra në kontakt me rrymën elektrike mësohet se ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Durrësit. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet i cili kishte mbërritur në Shqipëri për një jetë më të mirë.

Related article  Protestat për Zvërnecin, Bashkimi Evropian i hedh "benzinë" zjarrit të qeverisë, ‘GODET’ rende...

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit. Ndërsa shtohet se 28-vjeçari me inicialet A. R., punëtor i një firme private, pak para se të binte në kontakt me rrymën, thuhet se ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka.

Related article  E pazakontë në protestën para Kryeministrisë/ Gjatë natës ka ndodhur kjo gjë…

Pas më shumë se dy orësh përpjekjesh nga mjekët e Durrësit, fatkeqësisht i riu filipinez nuk arriti të mbijetonte dhe fatkeqësisht dha frymën e fundit në spital.

“Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.

Related article  Aksidenti i rëndë, biçiklisti përplaset nga “Benz”-i
Published inNEWS