Skip to content

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është “i forti” i Shkodrës! (Emri)

Bledar Cafi, i njohur edhe me mbiemrin (Bokrri), u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër.

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe BKH, nën drejtimin e SPAK.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më 25 shtator 2026 ndaj Cafit masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Bledar Cafi

SPAK e akuzon për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Por ky nuk është rasti i parë kur emri i Bledar Cafit lidhet me hetime dhe dënime për trafik narkotikësh.

Related article  “1,16€ një litër naftë”, pompa e cila po “shpërthen” me punën pas rritjes së çmimit të naftës

Dënimi në Itali dhe arrestimi në vitin 2021

Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vjet e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.

Në janar 2021, Policia e Shtetit e arrestoi në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet italiane e kërkonin për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

“Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘Trafikim droge në sasi të mëdha’”, njoftonte Policia e Shtetit në janar 2021.

Related article  Social Media Star Laura Clery Says Her ‘Worst Nightmare’ Came True After She Was ‘Almost Killed’ by Falling 600-Lb. Fridge

Emri i Bledar Cafit është shfaqur edhe në një raport të Policisë së Shtetit. Sipas këtij raporti, Bledar Cafi dhe vëllai i tij,

Gëzim Cafi, ishin objekt verifikimesh nga Operacioni Forca e Ligjit. Raporti i referohej dënimeve të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pasurive e aktiviteteve ekonomike të familjes.

Sipas të njëjtit raport, Cafi kishte pasur në Shqipëri aktivitete biznesi, mes tyre bar-kafe, aktivitet në sektorin e peshkimit në lumin Buna dhe një njësi për tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në Shkodër.

Related article  Rama kryen LËVIZJEN: Në fund të korrikut gati …

Pesë vjet pas arrestimit për llogari të drejtësisë italiane, Bledar Cafi është sërish në pranga.

Këtë herë arrestimi lidhet me një hetim të SPAK. Në të njëjtin operacion, strukturat e Policisë dhe BKH-së ushtruan kontrolle për gjetjen e Endrit Dokles, i njohur edhe si Indrit Dokle.

Dokle është në kërkim që prej vitit 2024 dhe ndaj tij GJKKO ka vendosur masën “Arrest me burg” për akuza që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

Published inNEWS