Skip to content

femija 10 vjecar g*ditet nga motorri dhe makina (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga rrugët e Tiranës ku bëhet me dije se një fëmijë afro 10-vjeç është aksidentuar dy herë.

Paraprakisht raportohet se i mituri është përplasur fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili thuhet se nuk kishte leje qarkullimi. Pas pak minutash, në të njëjtën rrugë, “Llazi Miho” në kryeqytet raportohet se 10-vjeçari është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një 47-vjeçar, i cili mësohet se është zhdukur nga vendngjarja pas aksidentit të shkaktuar.

Related article  E bujshme! Kush është hoxha që u këndon grave dhe vajzave të PD-së kundër magjisë dhe për të mbajtur burrat nën kontroll

Mirëpo, falë ndërhyrjes së menjëhershme të bluve të Tiranës, dy personat që aksidentuan të miturit janë vënë në pranga. Ndërsa 10-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht raportohet se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Shqiptari ndërron jetë në aeroplan

Shoferi i automjetit bëhet me dije se po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga blutë e Tiranës. Rasti ka kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e kryeqytetit.

Related article  Ngjarje e rende ne vend, nje 33-vjecare i merr jeten 37-vjecarit
Published inNEWS