E fundit! Reagon avokati Thaçit

Pierre Richard Prosper, avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi Thaçin me 25 vjet burgim.

Prosper deklaroi se beteja për drejtësi nuk përfundon me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një shkelje të drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua dhe për ne se vendimi ishte i paracaktuar”, deklaroi Prosper.

Related article  meteorologët paralajmërojnë reshje të fuqishme

Ai iu referua edhe dëshmive dhe deklarimeve të figurave ndërkombëtare të përfshira në proceset diplomatike dhe ushtarake gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur gjeneralin Wesley Clark, Jamie Rubin dhe Chris Hill.

Sipas Prosperit, këta dëshmitarë kanë dhënë një pasqyrë tjetër për rolin e Thaçit gjatë luftës.

Related article  E fundit! Paniku i rënies së pushtetit! Rama “kërënon” kryebashkiakët: Kam marrë informacione se vini në Tiranë për të…

“Në Tribunalin e Hagës kemi parë histori. Kemi parë gjeneralin Clark, Jamie Rubin, Chris Hill dhe njerëzit që ishin atje dhe ndanë eksperiencën e tyre me ne. Ata e bënë të qartë se Thaçi nuk ishte në krye. Por ajo që dëgjuam sot është se Gjykata rishkroi historinë”, tha ai.

Related article  Shkoi të notonte me 4 shokët po nuk doli i gjallë në Shëngjin! Ja kush është i riu që humbi jetën, detajet që iu mbushin në lot

Prosper kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar roli i UÇK-së dhe raporti i saj me NATO-n.

“Ata po thonë që NATO bëri partneritet të qëllimshëm me një ‘ndërmarrje kriminale’”, shtoi avokati i Thaçit.

Prosper bëri të ditur se mbrojtja nuk e konsideron të mbyllur betejën ligjore dhe se “lufta për drejtësi do të vazhdojë”.