Skip to content

Shkoi të notonte me 4 shokët po nuk doli i gjallë në Shëngjin! Ja kush është i riu që humbi jetën, detajet që iu mbushin në lot

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Binaku pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit.

Në një telegram ngushëllimi, Lladrovci tha se humbja e të riut ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit.

Related article  Renditja e shenjave me fat ne muajin Korrik

“Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen Binaku dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Related article  Meri jep parashikimin e bujshem per 2 datat e fuqishme ne Korrik

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, Lladrovci ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto momente të vështira.

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën të mërkurën në plazhin e Shëngjin, pasi u morën nga dallgët gjatë larjes në det, ndërsa ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në Kosovë dhe Shqipëri.

Related article  Paralajmerimi i motit, ja cfare pritet te ndodhe me temperaturat

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e kryetarit të Drenasit.

 

Published inNEWS