Skip to content

Masivi i dheut e zë poshtë e rende humb jeten

Një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhitom të Poliçanit.

Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, kur gjatë punimeve është shkëputur papritur një masiv dheu.

Related article  Rrefimi i te mbijetuares ne aksidentin e rende ne Tirane

Dheu ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Related article  Aksidenti me makinë shkakton vd*kjen e aktores së njohur në moshën 18-vjeçare

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Related article  TRAGJIKE! Një i moshuar gjendet i mbytur tek liqeni (Dalin detajet)
Published inNEWS