Skip to content

Aksident me pasoje humbje jete ne kete qytet ne Shqiperi

Një aksident tragjik rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit.

Sipas policisë, 57-vjeçari, shtetasi me iniciale V. Xh., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë pasi, teksa drejtonte automjetin, aksidentoi 78-vjeçarin F. S., i cili lëvizte me biçikletë.

Related article  JD Vance Says White House Correspondents' Dinner Shooting Was ‘Tougher’ for His Pregnant Wife Usha, Who Was at Home

I moshuari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë.

“Vlorë/Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi sot, rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin F. S., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili lëvizte me biçikletë.

Related article  Tërmeti me magnitudë 5 ‘godet’ vendin evropian, shpallet gjendja e emergjencës

Si pasojë e aksidentit, 78-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë./Top Channel

Related article  Sulm gjatë mësimit, 13-vjeçari godet me thîkë dhe sprej pîperi mèsuesen
Published inNEWS