Nderron jete 21-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt

Pas tre ditësh betejë për jetën në spital, Samir Fermaca, 21-vjeçari me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në një aksident të ndodhur në Bergamo. I riu kishte mbetur i dëmtuar rëndë pasi ra nga motori ku udhëtonte si pasagjer, duke goditur kokën në asfalt gjatë një incidenti me një automjet në lëvizje.

Related article  Ndodh në Tiranë/ Kush është analisti i njohur që

Ngjarja ndodhi më 13 qershor në unazën Paltriniano të Bergamos. Fermaca udhëtonte si pasagjer në një motor të drejtuar nga kushëriri i tij 25-vjeçar. Sipas autoriteteve lokale, para aksidentit kishte ndodhur një përplasje verbale me drejtuesin e një fuoristrade që kishte kryer një manovër parakalimi.

Related article  Fundi i Taulant Ballës? Ka porositur…, i lidhur me bandat, ja çfarë po ndodh në qarqet e fshehta, pritet të

Gjatë lëvizjes, 21-vjeçari tentoi të godiste me shkelm pasqyrën anësore të automjetit, por humbi ekuilibrin dhe ra nga motori, duke përplasur kokën me forcë në asfalt.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe arritën ta rikthenin në jetë pasi kishte pësuar arrest kardiak në vendngjarje. Më pas ai u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi në gjendje kritike deri në momentin kur ndërroi jetë.

Related article  Aksident ne vend, dalin raportimet e para te ngjarjes

Hetimet e policisë vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Ngushellime