Tragjedi e madhe/ Nëna sakrifikon veten për të shpëtuar djalin 3-vjeçar, u sulmua nga…

Një nënë 45-vjeçare në Meksikë humbi jetën pas një sulmi masiv nga një tufë bletësh, ndërsa në momentet e para të sulmit bëri gjithçka për të mbrojtur djalin e saj vetëm 3 vjeç.
Ngjarja, e ndodhur rreth tre muaj më parë dhe e bërë publike së fundmi, u regjistrua në shtetin Zacatecas, ku Oyuqi Ramirez Burciaga, me profesion gjyqtare, ndodhej së bashku me djalin e saj Matias pranë një kompleksi sportiv.
Një tufë bletësh sulmoi njerëzit që ishin mbledhur në zonë për një aktivitet sportiv, duke plagosur të paktën 11 persona.

Related article  Ish-ministri paralajmëron kaos në Kosovë: Rrezikojmë të mbetemi edhe pa President

Në momentin e sulmit, gruaja reagoi instinktivisht për të mbrojtur të birin. Sipas dëshmitarëve, ajo hoqi bluzën e sipërme dhe mbuloi me të fëmijën, përpara se ta fuste në mënyrë të sigurt në makinën e saj. Ky veprim e la atë të ekspozuar ndaj sulmit të bletëve.

 

45-vjeçarja u pickua rreth 300 herë dhe u transportua në spital me plagë të rënda. Ajo tentoi gjithashtu të ndihmonte babanë e saj të moshuar, i cili ishte rrethuar nga tufa e bletëve.

Related article  I merret jeta gruas shtatzene shqiptare

Ndërkohë, personat e tjerë të pranishëm në vendngjarje u përpoqën të largoheshin në panik. Raportohet se edhe disa prej shpëtimtarëve u plagosën, ndërsa shërbimet e emergjencës nuk kishin pajisje të specializuara mbrojtëse për të përballuar një sulm të përmasave të tilla.
Gruaja u dërgua në spital ndërsa ishte ende e vetëdijshme, por gjendja e saj u përkeqësua gjatë ditëve në vijim. Ajo pësoi reaksione të rënda alergjike dhe inflamacion të fortë, ndërsa mjekët u përballën me komplikacione serioze të lidhura me sasinë e madhe të helmit të bletëve në organizmin e saj.

Related article  Gruaja shtatzënë ndërroi jetë/ Pamjet nga brenda dhe kushtet skandaloze te ...

Oyuqi qëndroi për nëntë ditë në terapi intensive, përpara se të ndërronte jetë.

Ajo kishte marrë detyrën si gjyqtare vetëm shtatë muaj para vdekjes. Guvernatori i shtetit Zacatecas, David Monreal Ávila, shprehu publikisht ngushëllimet për familjen e saj pas lajmit të ndarjes së saj nga jeta.