Skip to content

I merret jeta gruas shtatzene shqiptare

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Malishevë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë mësohet se një grua shtatzënë ka humbur jetën, ndërkohë që një tjetër shtetas, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Related article  I merret jeta Viktor Bardhit, hkmarrja e “fjetur” e fisit të tyre me atë Reçi (NJOFTIMI I POLICISË)

Fatkeqësisht gruaja e cila ishte në pritje të ëmbël dhe në javën e 34 të shtatzanisë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, ndërkohë që burri ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Related article  “Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, te reja dalin ne drite per ngjarjen trágjike

Teksa ai është duke luftuar për jetën në sallën e reaminacionit, policia e Kosovës është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje. Deri më tani nuk dihet as identiteti i viktimës dhe as të plagosurit, si dhe nuk janë bërë të ditura as shkaqet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.

Related article  LAJMI FUNDIT| Vrásje e dyfishtë, vrìtën dy anëtarë të një familje

Për më shumë detaje pritet një reagim zyrtar nga autoritetet kosovare.

Published inPetravu