Skip to content

E BUJSHME – ‘I preferuari’ i Adriano Celentano mbeshtet hapur “Revolucionin e Flamingove”, deklarata e forte

Pas suksesit te madh ne Sandero dhe bujes qe beri pasi kengetari legjendar, Adriano Celentano i shprehur hapur pelqimin, Ermal Meta behet serish protagonist me nje deklarate te forte.

Këngëtari Ermal Meta, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat që po zhvillohen prej muajsh në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”

Meta përcolli një qëndrim të qartë për mbrojtjen e tokës: “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet.”

Related article  Ermal Beqírit i dèl videoja me kèq se Adi Hilës, me femrën yll të bukur që do cuditeni

Gjatë prezantimit të këngës së tij më të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta iu drejtua publikut me një mesazh të fortë, duke sjellë si shembull rezistencën e fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë përballë interesave të mëdha industriale dhe korporative.

“Është një këngë që flet për njerëzit, për njerëzit që e kuptojnë se ne nuk jemi asgjë, por që ndoshta kemi ende një gjë të vogël, fuqinë për t’u ngritur në këmbë kundër atyre që duan të na uzurpojnë tokën tonë”, u shpreh këngëtari.

Related article  Irani zyrtar kërcënon Britaninë: Jeni në luftë duke lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake

Meta tha se protestat në Shqipëri e kanë bërë të reflektojë dhe veçoi qëndrimin e fermerëve dhe njerëzve të thjeshtë, të cilët, sipas tij, po tregojnë dinjitet duke u përballur me pushtete dhe interesa të mëdha.

“Fermerë të vegjël, njerëz të thjeshtë që në të vërtetë bëhen të mëdhenj për t’u përballur kundër fuqive, kundër pushteteve të pamendueshme”, tha ai.

Related article  “E humba vëllain tim të vetëm”, motra e Laurent Krasniqit përlot shqiptarët: Sikur të kisha edhe një herë mundësi, ti ike pa e ditur që

Këngëtari theksoi gjithashtu se problematika të ngjashme ekzistojnë edhe në Itali, duke përmendur Pulian, Ostunin dhe Sardenjën.

Ermal Meta bëhet një tjetër emër i njohur që shpreh mbështetje për protestat, pas reagimeve të figurave të tjera shqiptare me famë ndërkombëtare, mes tyre edhe Dua Lipa.

Published inPetravu