Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, pensioni i plotë synohet të arrijë 40 mijë lekë deri në 2030

Qeveria ka vendosur që nga 1 janari 2027 të dyfishojë bonusin mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se kjo masë do të shoqërohet edhe me vijimin e indeksimit të pensioneve.

Related article  E bujshme! Rama shqiptarëve: Jemi gati për të bërë një marrëveshje të re, ja çfarë iu kërkoj

Për zbatimin e kësaj politike janë parashikuar 22.4 miliardë lekë shtesë në buxhet, me synimin për të rritur mbështetjen financiare për pensionistët dhe për të përmirësuar nivelin e tyre të jetesës.

Sipas objektivave të qeverisë, deri në vitin 2030 pensioni i plotë synohet të arrijë në jo më pak se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm në jo më pak se 22 mijë lekë.

Related article  Tr*nditet vendi me mijra shqiptare, ngjarja e rende me 2 humbje jete

Kjo masë konsiderohet pjesë e paketës së politikave sociale që synojnë rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve dhe forcimin e mbrojtjes sociale për këtë kategori.
Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, pensioni i plotë synohet të arrijë 40 mijë lekë deri në 2030

Related article  I found this in my son’s room while cleaning.