Skip to content

Lajmi i fundit: Policit që gditi protestuesin i ndodh ajo që s’e imagjinonte kurrë

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku një efektiv shfaqet duke goditur me grusht një person të shoqëruar gjatë tubimit të zhvilluar sot në Rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit të identifikuar me inicialet J. H.

Related article  Super “El Nino” po vjen drejt Shqipërisë, Lajda Porja jep njoftimin urgjent, ja çfarë do na ndodhë pas pak…

Punonjësi i policisë mban gradën inspektor dhe është pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Krahas pezullimit, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë hetimin disiplinor ndaj efektivit. Sipas Policisë, procedura lidhet me dyshimet për “përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës” dhe për veprime që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë dhe institucionin.

Related article  Një ngjarje e rëndë është zbardhur së fundmi ne Tirane

Vendimi erdhi pasi pamjet e incidentit u publikuan në rrjetet sociale. Në video shihet momenti kur efektivi godet me grusht personin që ishte shoqëruar gjatë tubimit.

“Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës dhe do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje nga punonjësit e saj”, thuhet në reagimin zyrtar.

Related article  Marie Osmond Reflects on Her Brother and Shares His Final Words Before His Passing

Hetimi disiplinor pritet të përcaktojë përgjegjësinë e efektivit dhe masat e mëtejshme që mund të merren ndaj tij.

Published inNEWS