Skip to content

Lajm i fundit | Dhëndri mbyt vjehrrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës, ku një 70-vjeçar dyshohet se ka vrarë vjehrrën e tij 97-vjeçare, me të cilën jetonte.

Viktima, e cila vuante nga disa probleme shëndetësore, ishte nën kujdesin e vajzës dhe dhëndrit të saj. Në momentin e ngjarjes, 97-vjeçarja dhe dhëndri i saj ndodheshin vetëm në banesë.

Related article  Furgoni del nga rruga në Vlorë-Llogara, një person i v dekur!

Sipas hetimeve paraprake, burri dyshohet se e ka mbytur të moshuarën duke i vendosur një qese plastike në kokë, pasi ajo kishte shprehur nevojën për ndihmë mjekësore.

Related article  Elizabeth Montgomery’s sudden death shocked us all

Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe prokurori Marco Brusegan, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, shkruan Tch.

Related article  Aksident i rëndë i merr jetën 20-vjeçarit (EMRI)

I dyshuari është arrestuar dhe pritet të dërgohet në burg, ndërsa vijojnë procedurat hetimore dhe ligjore për ngjarjen.

Published inNEWS