Një aksident shumëfish është regjistruar mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe, pranë rrethrrotullimit të Freskut, në Tiranë.
Në përplasjen zinxhir janë përfshirë disa automjete, duke shkaktuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.
Nga informacionet paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja për jetën. Në vendngjarje shihen disa automjete të dëmtuara, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
