Skandal në fluturimin Tiranë-Napoli, Edi Rama sherr me emigrantin; ai thotë që i ka vënë thonjte

 

Rama është përplasur me një emigrant shqiptar, pasi ky i fundit i është drejtuar duke i thënë të mos kthehej më në Shqipëri, pasi, sipas tij, “boll dëme i kishte bërë vendit”…

Një përplasje është raportuar pasditen e sotme në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli, ku mes pasagjerëve ndodhej edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas një qytetari, Rama është përplasur me një emigrant shqiptar, pasi ky i fundit i është drejtuar duke i thënë të mos kthehej më në Shqipëri, pasi, sipas tij, “boll dëme i kishte bërë vendit”.

Related article  Panik te Kombëtarja para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Qytetari pretendon se situata është tensionuar më tej dhe se Rama e ka kapur emigrantin me thonj dhe se i është drejtuar edhe me fjalët: “Të zhduk”.

“Të zhduk”/ Skandal në fluturimin e linjës

Foto e qytetarit që pretendohet se është dhunuar nga Kryeministri

Sipas të njëjtit version, kryeministri më pas u është drejtuar efektivëve të policisë italiane për shoqërimin e shqiptarit, me pretendimin se ky i fundit i kishte bërë fotografi pa leje.

Ndërkohë, një tjetër video e mbërritur nga një qytetar tjetër e filmuara nga dritarja e avionit, Rama shihet teksa zbret shkallët së bashku me një të ri. Nga nisja e zbritjes dhe deri në fund të shkallëve, kryeministri duket se e mban atë me dorë në pjesën e qafës, ndërsa në pistë ndodhen efektivë të policisë italiane.

Related article  Behuni gati ne 12 gusht! Ngjarja qe po lajmerohet kudo, ja cfare duhet te dini qe sot

Sapo zbresin nga shkallët, i riu përfundon në duart e policëve italianë, të cilët e shoqërojnë drejt një automjeti policie dhe e fusin brenda.

Sipas qytetarit që ka përcjellë videon, i riu e kishte sharë kryeministrin teksa po zbrisnin nga avioni, duke iu drejtuar me një fyerje të rëndë. Sipas tij, pas këtij episodi ka agravuar situata që më pas ka paraprirë shoqërimin e të riut nga policia.