Skip to content

Behuni gati ne 12 gusht! Ngjarja qe po lajmerohet kudo, ja cfare duhet te dini qe sot

Më datë 12 gusht pritet të ndodhë eklipsi total i diellit, i cili konsiderohet si një nga fenomenet më spektakolare astronomike këtë vit.

Eklipsi do të jetë i dukshëm qartë në pjesë të ndryshme të Evropës, ku Spanja do të jetë një nga vendet ku do të duket faza e fundit.

Sikundër ndodh në fenomene të tilla, njerëzit janë të prirur të filmojnë çaste të tilla, të rralla por kjo ka edhe një rrezik për aparatet telefonike pasi ekspozimi i kamerës së telefonit drejtuar nga dielli mund të shkaktojë dëmtime duke rritur temperaturën e modulit të kamerës.

Related article  Kujdes para se të udhëtoni! Shteti evropian vendos rregulla të reja për hyrjen në vend

Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet që ky proces të filmohet për minuta të tërë pa pasur një mbrojtje.

Nëse planifikoni të filmoni Diellin për një kohë të gjatë atëherë duhet të përdorni një filtër diellor të përshtatshëm për pajisjen telefonike që përdorni.

Related article  Gjendet b*mbe prane aeroportit te njohur

Standardi ISO 12312-2 lidhet me filtrat për vëzhgimin direkt të Diellit nga njerëzit, veçanërisht syzet dhe filtrat për shikim diellor.

Related article  Ndodh e pazakonta në protestën para Kryeministrisë/ Sapo ndizet…

Një pamje e qartë e eklipsit do të jetë edhe ne Francë ku, në të gjithë vendin, përfshirë edhe Parisin më shumë se 90% e diskut do të fshihet. Ekspertët e përshkruajnë si një pamje marramendëse ku faza maksimale do të ndodhë në perëndimin e plotë.

Published inNEWS