Skip to content

Panik te Kombëtarja para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Ivan Balliu ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit me Rayo Vallecanon, në transfertën ndaj Osasunës.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se mbrojtësi i Kombëtares i është nënshtruar rezonancës magnetike, e cila ka evidentuar dëmtimin në kyçin e këmbës.

Related article  Atentat në Rusi, vritet Putini

Balliu ka nisur tashmë programin e rehabilitimit pranë klubit të tij, ndërsa stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare po e monitoron nga afër situatën.

FSHF bën me dije se mjekët e Kombëtares janë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Rayo Vallecanos për të ndjekur ecurinë e rikuperimit të lojtarit.

Related article  Mamaja dhe vajza e tij nuk i flasin me gojë Rudinës! Mark Frroku bën deklaratën e fortë: Jeta është luftë kam zgjedhur të

Nëse gjendja e tij përmirësohet gjatë ditëve në vijim, Balliu pritet t’i bashkohet grupit të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Maran për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares.

Related article  Të shtëna me ar.me, raportohet per humbje jete

Për momentin, rikthimi i mbrojtësit në dispozicion të trajnerit do të varet nga ecuria e rehabilitimit dhe gjendja e kyçit të këmbës në ditët në vijim.

Published inNEWS