Fatura sekrete e familjes Netanyahu: 470 mijë dollarë për imazhin

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra e Kryeministrit izraelit, pas një kërkese për të drejtën e informimit të paraqitur nga avokatja Yaara Winkler-Shalit, shteti i Izraelit ka shpenzuar rreth 470 mijë dollarë nga viti 2019 deri në gusht 2026 për flokët, grimin dhe imazhin zyrtar të udhëheqësve.

Related article  Këngëtari që dòli në videot e Adi Hilës i thotë të gjítha në pòlíci: E bëra sepse doja, ja lídhja ime me të dhe çfarë bènin báshkë

Raporti zbulon se rreth 90% e kësaj shume i faturohet Benjamin Netanyahut dhe bashkëshortes së tij, Sara, me shpenzime rekord që arritën në 111 mijë dollarë vetëm gjatë vitit 2025.

Related article  “Iu vijnë lajme të mira nga ana ekonomike”, horoskopi nga Meri Gjini: Cilat shenja janë më të favorizuara

Përveç udhëtimeve të shtrenjta jashtë vendit, vetëm gjatë tre muajve të parë pas shpërthimit të luftës në vjeshtën e vitit 2023, u shpenzuan më shumë se 4,180 dollarë për kujdesin ndaj imazhit të çiftit.

Ndërkohë, emrat e stilistëve privatë janë fshirë nga dokumentet me argumentimin se publikimi i tyre mund të cenonte “sigurinë kombëtare”.

Related article  Dasma luksoze e nxori zbuluar, ndalohet influencuesja turke

Të dhënat kanë rindezur debatin publik mbi mënyrën e menaxhimit të buxhetit të shtetit dhe shpenzimet e bëra për imazhin e drejtuesve të vendit.