Mozzik nuk përmbahet pas Marshit për Liri: “Këta janë pjellë e Beogradit”

Reperi kosovar Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, ka reaguar ashpër pas pjesëmarrjes së tij në “Marshin për Liri”, të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik tha se kishte lexuar komentet e publikuara në disa media pas pjesëmarrjes së tij në marshim, duke pretenduar se ndaj tij dhe familjarëve të tij ishin përdorur fyerje të rënda.

Related article  Egla Ceno flet për përballjen me kryeministrin: Ai u çua i irrituar edhe…

Ai u shpreh se, pasi kishte kontrolluar profilet e personave që kishin komentuar, kishte vënë re se shumë prej tyre, sipas tij, ishin profile të rreme.

“M’u kish sha nana, gruaja, vajza, familja e fisi, veç pse dola në marsh. Po kur fillova me kliku e me pa kush ishin ata që shkruanin, pothuajse krejt profile fallco”, shkroi reperi.

Related article  E rèndë në familjen shqíptare, babai vr*t të birin dhe árrátiset nga vendngjárja

Mozzik shkoi edhe më tej në reagimin e tij, duke i akuzuar komentuesit se janë kundër luftës së UÇK-së dhe duke pretenduar se ata presin një vendim të kundërt më 16 shtator.

“Këta janë pikërisht ata që nuk dolën në protestë. Këta janë e keqja e këtij vendi. Këta janë pjellë e Beogradit”, deklaroi ai.

Related article  Lëkundje tërmeti në Shqipëri! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Në fund të postimit, reperi përmendi edhe historinë e familjeve shqiptare dhe përjetimet e tyre gjatë luftës, ndërsa e mbylli reagimin me një urim për 16 shtatorin.

“O Zot i Madh, bëje 16 Shtatorin datën që historia s’do ta harrojë kurrë”, shkroi Mozzik.