Veliaj tha se iu kërkua delegimi i Bashkisë Tiranë te Arbër Hajdari, reagon humanisti i njohur

Emri i tij kryesoi mediat shqiptare ditën e sotme pasi Erion Veliaj pretendoi se kryeministri Rama ka urdhëruar që ai të delegojë Bashkinë Tiranë te Arbër Hajdari. Ky i fundit, deri në këto momente nuk ka reaguar konkretisht në lidhje me këto pretendime, por një koment i bërë në rrjet ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.

Related article  Zbardhët areyeja banale se përse ushtari vru sot dy vëllezërit Islamaj

Në një foto të publikuar nga moderatori Ledion Liço, përmes së cilës sinjalizohet nisja e sezonit të ri të “Big Brother Vip Albania”, Arbri ka komentuar pasditen e sotme duke e pyetur nëse do të jetë sërish ai në drejtimin e spektaklit.

Related article  Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën

Pas një bisede të shkurtër të bërë me Ledionin, përgjigja e Arbrit lë të kuptohet se do të jetë opinionist për të gjashtin edicion radhazi, madje krah Monika Kryemadhit.

Related article  Mbaron mbledhja, zbulohen fjalet e Rames

Ndërsa në lidhje me pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, që kryeministri Edi Rama i ka kërkuar mandatin që më pas Bashkia Tiranë t’i delegohet Hajdarit, humanisti i njohur, deri në këto momente që raportojmë ende nuk ka reaguar.