Skip to content

Mbaron mbledhja, zbulohen fjalet e Rames

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e zhvilluar këtë të mërkurë në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e dytë të protestës studentore.

Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë mbledhjes se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë.

Related article  Rama zgjeron “listën e zezë” të protestës: Pas Ikballes, ndalon në kufi deputetët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar fillimisht të mbahej në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe ajo u zhvillua më herët, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me protestën.

Related article  FBI “zbarkon” në Tiranë

Më herët, Rama u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme, e përdorur nga stafi i mediave, pasi hyrja kryesore ishte blinduar në kuadër të protestës.

Related article  mes lotësh e dhimbjesh familja nuk e përballon dot, për 3 muaj ajo do

Ndërkohë, protesta studentore vijon në Tiranë, ku në ditën e dytë të saj janë regjistruar tensione dhe përplasje, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë.

Published inNEWS