Skip to content

Vëllai i vuri flkën krevatit të saj teksa flinte, ndërron jetë në spital vajza shqiptare

Një e re ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra nga zjarri, pasi më 6 shtator, në fshatin Poterq të Klinës në Kosovë, dyshohet se vëllai i saj i kishte vënë flakën krevatit ku ajo qëndronte.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, pas ngjarjes ka sulmuar me një mjet të fortë edhe nënën e tij. Si pasojë, të dyja gratë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Related article  “Tërbohet” moti/ Kjo Bashki e Shqipërisë ngre ALARMIN

Viktimat janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, për shkak të natyrës së rëndë të plagëve.

Related article  “Kurrë s’kam dashte, madje as burrin…ja pse e mora”, habit Parashqevia

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në vendngjarje. Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është sistemuar në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po mbahet nën kujdesin e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.

Related article  Dyshoi se e tr*dhtonte, gruaja i pret “veglën” burrit teksa ai flinte

Policia e Kosovës njoftoi sot, më 7 shtator, se është informuar nga ekipi mjekësor për vdekjen e të resë, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga zjarri. Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt i hetimit.

Published inNEWS