Lajm i trishte kete te premte, ja kush nderroi jete!

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga Kosova pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare prokurorja e njohur Ajshe Ferati.

Lajmi i kobshëm është mësuar pas disa reagimeve prekëse të bëra ditën e sotme nga të afërm të prokurore të cilët kanë bërë me dije se ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit prokurores Ferati. Ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta.

Related article  Lajm i keq per kedo qe ka makine – Kreu i policise se shtetit nxjerr..

“Do të na mungon buzëqeshja jote  AJSHE !  Ikja jote e shpejtë nga kjo botë po më duket si në ëndërr moj qika e axhes tem Ajshe Ferati Të kujtojmë me mall familja Perçuku- Fetati !!!”, shkruan kushërira e Ajshes në një postim të bërë ditën e sotme në rrjet.

Ajshe Ferati u dkretua si prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në janar të vitit 2015 nga presidentja e atëhershme e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas një eksperience të gjatë në shkallën e parë, në maj të vitit 2024 ajo u bë pjesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Ajo u përzgjodh nga komisioni vlerësues i udhëhequr nga u.d. Kryeprokurori Besim Kelmendi, duke u vlerësuar maksimalisht për performancën, ngritjen akademike dhe integritetin profesional.

Related article  SPAK e kap mat me të gjitha! Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë

Lajmi për ndarjen nga jeta të Ajshes ka lënë pas një dhimbje të madhe për të gjithë familjarët, miqtë e kolegë të saj.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.