Skip to content

E fundit! 26-vjeçari nderron jete pasi u godit nga rrufeja, ja çfarë po bënte

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Kosovë, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja në një zonë malore të Suharekës.

Viktima është identifikuar si F.B., 26 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Guri i Dellocit”, në zonën malore mes bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit.

Related article  E fundit - Qindra mijra protestues ne shesh japin ULTIMATUMIN E FORTE, pritet te ndodhe: “Sonte...”

Lajmi u konfirmua fillimisht nga komandanti i Policisë në Suharekë, Safet Hoxha, ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, patrullat policore dhe hetuesit u nisën drejt vendngjarjes.

Related article  Nëse partneri ju kthen shpinën gjatë gjumit, kjo mund të zbulojë diçka të papritur për marrëdhënien tuaj

Për shkak se incidenti ndodhi në një terren të thellë malor, qasja në vendin e ngjarjes ishte e vështirë.

Në vendngjarje mbërriti edhe ekipi i Emergjencës së Suharekës, i cili konstatoi vdekjen e të riut.

Related article  Ish-partnerja e Nertil Buzit rrëfen momentet e t merrit
Published inNEWS