Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, ish futbollisti Igli Tare merret zyrtarisht i pandehur për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht akuzën ish futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Ai është marrë i pandehur për pastrim parash, pasi fshehu në emër të tij dy vila të ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Bëhet fjalë për dy vila, në Palasë dhe Dhërmi, të cilat u sekuestruan nga SPAK. Ndërkohë, ditën e sotme, pritet që SPAK t’u komunikojë akuzat edhe disa biznesmenëve të përfshirë në tenderë.

Një ditë më parë, SPAK i komunikoi akuzat përfundimtare ish vartëses së Ramës: shkelje të barazisë në tendera në 9 raste, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie të dy vilave në jug.

Related article  16 plumba dhe dy vîktima, cfare fsheh dosja e nxehte?

VILAT E SEKUESTRUARA

Vila e parë u zbulua në Dhërmi, me një vlerë prej 145 mijë eurosh, dhe u sekuestrua në qershor. SPAK dyshon se Balluku e ka përfituar vilën si ryshfet për një tender në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol”, me fond limit 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate prej 14.1 milionë lekësh në kohën që kur ajo drejtonte “Albcontrol”.

Related article  Të Premten BIEN Ministrat?? Edi Rama u dërgon mesazhin urgjent: Bëhuni gati, me 23 Korrik do vini tek

Sipas organit të akuzës, për të fshehur pronësinë reale të vilës, Balluku ka përdorur Igli Taren dhe vartësen e saj në kohën kur drejtonte Albcontrol, shtetasen J.B, përmes kontratave të porosisë dhe qirasë të konsideruara fiktive nga hetuesit.

Ndërsa vila e dytë, në Palasë, iu sekuestrua në shtator. Sipas SPAK, Belinda Balluku dyshohet se e përfitoi vilën në Palasë në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction” në tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 23.5 milionë euro.

Related article  E dhimbshme! Ndahet nga jeta Nën Koloneli i njohur shqiptar! Zemërthyer kolegët japin detajet e trishta për njeriun që dha gjithçka për Forcat e Armatosura

Sipas hetimit, investimi në vilë u krye nga pronari i kompanisë fituese, Arbër Abazi, me një vlerë që SPAK e përllogarit nga 288,616 deri në 410,526 euro. Fillimisht, për ndërtimin e saj deri në fazën e karabinasë dyshohet se është përdorur Igli Tare, përmes një kontrate sipërmarrjeje prej 250 mijë eurosh.

SPAK pretendon se Balluku e ka fshehur pronësinë reale duke e regjistruar vilën në emër të Igli Tares. Për këtë qëllim, sipas prokurorisë, është përdorur edhe një kontratë e dyshuar si fiktive shitjeje, e datës 12 shtator 2025.