Befasuese! Edhe Adi Hila kundër Edi Ramës, firmos këtë dokument dhe merr gjithë vëmendjen

Kompozitori i njohur Adi Hila ka tërhequr vëmendjen pas publikimit të një liste me emrat e pedagogëve që kanë nënshkruar një deklaratë në mbështetje të studentëve, në një kohë kur protestat kundër qeverisë së Edi Ramës po vijojnë në Tiranë.

Related article  Detaje nga lajmi i rende ne shtetin me shume shqiptare

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, emri i Adi Hilës shfaqet në numrin 69 të listës së titulluar “Nënshkruesit e Deklaratës së Pedagogëve”, ku ai identifikohet si “Lektor, kompozitor”.

Emri i tij është rrethuar me të kuqe në dokument, duke tërhequr vëmendjen mes dhjetëra pedagogëve dhe përfaqësuesve të botës akademike që figurojnë në listë.

Related article  Nëna Files dhe djalit të tij autik i ndryshon jeta pasi u dhunuan nga policia, nuk e besoni sa para janë mbledhur për to

Publikimi vjen në të njëjtën ditë kur pedagogët kanë zhvilluar një marshim solidariteti me studentët, duke kundërshtuar dhunën e raportuar gjatë protestave dhe duke kërkuar reagim nga institucionet.

Related article  Kryeministri i jep fund dilemës! Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë…

Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në vend.