Ramën nuk e mban vendi/ Studentët e rrefuzuan dialogun, Kryeministri u kthehet: “Jam … “

Kryeministrin Edi Rama duket se nuk e mban vendi. Pavarësisht tetë ditëve protesta, trazirash dhe përplasjesh në rrugët e Tiranës, si dhe kërkesave të vazhdueshme të studentëve për dorëheqjen e tij, kreu i qeverisë ka reaguar sërish, këtë herë pas refuzimit të ftesës së tij për dialog.

Fillimisht, Rama u ofroi studentëve mundësinë e një takimi për të diskutuar kërkesat e tyre, por të rinjtë e refuzuan, duke këmbëngulur se nuk pranojnë bisedime në kushtet aktuale dhe se kërkesa e tyre mbetet largimi i kryeministrit nga detyra.

Related article  Vritet një 22 vjeçar, mësohet emri i tij

Pas këtij qëndrimi, Rama ka bërë një tjetër reagim publik, duke përsëritur gatishmërinë për dialog dhe duke komentuar thirrjet e protestuesve.

Related article  Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktima u gjet pa jetë në automjet (EMRI)

“Tani kush do dialog unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, tha Rama.

Ndërkohë, studentët i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit edhe përmes veprimeve simbolike. Në muret pranë godinës së Kryeministrisë janë vendosur fotografi të të rinjve që, sipas protestuesve, janë dhunuar gjatë tubimeve të ditëve të fundit.

Related article  Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai! Artan Hoxha zbulon kush është KOKA e MADHE

Poshtë tyre është shkruar pyetja “Dialog?”, përmes së cilës të rinjtë kanë shprehur kundërshtimin ndaj propozimit të Ramës, ndërsa vijojnë të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.