Skip to content

E BUJSHME – Fshehja e vd ekjes së turistes në Palasë, Policia del me reagim zyrtar pas nje jave: 33-vjeçarja humbi jeten nga…

Pas akuzave të ngritura në rrjet per nje jave rresht për tentativë fshehje të vdekjes së një turisteje në Palasë, Policia e Vlorës ka dalë me reagim zyrtar, përmes së cilit zbulon dhe shkakun e vdekjes së të resë.

Në reagimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bëhet me dije se më 30 korrik rreth orës 11:45, blutë kanë marrë njoftimin nga Qendra Shëndetësore e Palasës se ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shtetasja gjermane M. S., 33 vjeçe. Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjeve të bluzave të bardha bëhet me dije se e reja humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Related article  Dalin EMRAT e vajzave të ekranit që kanë kryer t*kime speciale me “kokat e kr*mit” brenda burgjeve

LEXO EDHE: Tragjedi/ Mbytet një fëmijë 11-vjeçar teksa po lahej në det
Përmes këtij reagimi, Policia thekson se rasti ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, duke zbuluar kështu të vërtetën e një ngjarje e cila u aludua si tentativë për fshehje.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Nisur nga një lajm i publikuar në media në lidhje me humbjen e jetës së një shtetaseje të huaj në Palasë, sqarojmë opinionin publik se:

Related article  ‘He may…’ Police make major breakthrough regarding suspect who shot at U.S. lawmaker

Rreth orës 11:45, të datës 30.07.2026, Stacioni i Policisë Dhërmi u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte dërguar shtetasja gjermane M. S., 33 vjeçe, e cila kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, humbi jetën.

LEXO EDHE: LAJM I FUNDIT/ Protestuesit çojnë në Kryeministri arkivol: Është i Edi Ramës (PAMJE)
Nga veprimet e kryera paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi shtetasja gjermane dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Related article  Protestat për largimin e tij, Edi Rama sulmon Elisa Spiropalin, Ditmir Bushatin dhe Fatos Lubonjën

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë rast, nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet në përputhje me procedurat standarde të punës dhe legjislacionin në fuqi.

Published inNEWS