‘Ku e kam babën ku’? Brîtmat prekëse të djalit kur afrohet te babai i paj*të në Volvo

Një skenë prekëse dhe e dhimbshme është regjistruar pak minuta më parë në vendin e ngjarjes ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij, pranë zonës së stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Në vendngjarje ka mbërritur i tronditur djali i viktimës. Sipas pamjeve të siguruara nga media, 18-vjeçari dëgjohet duke lëshuar thirrje të dhimbshme dhe duke kërkuar të atin, ndërsa tenton të kalojë perimetrin e policisë.

Related article  HOROSKOPI I JAVËS/ Yjet sjellin kthesa të forta! Dashuri, para dhe vendime të mëdha: Ja shenjat që do të kenë FAT në ditët në vijim

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?” – thërret ai i dëshpëruar, teksa përpiqet të shtyjë personat përreth që përpiqen ta qetësojnë dhe ta mbajnë larg mjetit ku ndodhet trupi i pajetë i të atit.

Related article  E pabesueshme! Kryeministri Rama e thote me ne fund: Ja pse ka rene EURO

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e këtij atentati të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Related article  What to Do After a Snakebite: Essential First Aid Steps That Can Make a Difference

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.