Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

46-vjeçari Ismet Habili dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve paraprake, hetuesit po e bazojnë këtë dyshim edhe te fakti se arma e zjarrit është gjetur brenda automjetit. Ajo çfarë po diskutohet tani në rrjete sociale është që Habilaj është shoferi i deputetit të Partisë Socialiste Eduart Shalsi, kjo ngelet akoma e paverifikuar, por do sqarohet ne vijim.

Related article  Kur do të merren pagesat e reja për personat me aftësi të kufizuara? Shërbimi Social jep sqarimin

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e telefonit të viktimës, ku, sipas të dhënave paraprake, po shqyrtohen komunikimet e tij të fundit. Nga verifikimet fillestare, në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e 46-vjeçarit. Po ashtu, sipas informacioneve paraprake, telefonata e fundit e viktimës dyshohet se ka qenë me bashkëshorten e tij.

Related article  Pas byrekëve dhe reçelrave, Rudina Xhunga merr në dorë menunë politike të Ramës! Çfarë fshihet pas 300 pyetjeve në intervistën e saj

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim, ndërsa pritet që verifikimet e autoriteteve të hedhin më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se:

Related article  E bujshme, Belinda Balluku merr lajmin e zi para se te nisej me pushime

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.