Skip to content

E bujshme/ Çfarë “surprize” po përgatit Diaspora për Ramën në ditëlindjen e 62-të…

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga forumi europian i inovacionit dhe sipërmarrjes, ku po merr pjesë si drejtues i qeverisë shqiptare, se ai i ka dëgjuar dhe i konsideron shqetësimet e protestuesve në Tiranë, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen nën zyrën e tij.

Nga Gjermania, Edi Rama u tha të pranishmëve se po përpiqet me shumë kujdes të kuptojë mesazhin e tubimit qytetar, jo duke numëruar njerëzit që marrin pjesë në të, por duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

Related article  Deklarate e forte e ciftit qe u dhnua, ja cfare beri policia

Kryeministri bëri sërish fajtor algoritmin e rrjeteve sociale për masivizimin e protestës, ndërsa u kujtoi gjermanëve të pranishëm në forumin e inovacionit, se vite më parë kur ai protestonte në opozitë, në bulevard u vranë njerëz.

“Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve.

Related article  E majta në zi/ Ndërron jetë politikani legjendar

Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë. Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq.

Related article  Russell Crowe Shows Off Weight Loss Transformation

Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës“, tha Edi Rama.

Published inNEWS